EMRI/ Prej muajsh ishte në reanimacion, ndërron jetë në spitalin e Durrësit i burgosuri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit i burgosuri Dritan Zhura.

Burime nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës konfirmojnë se Zhura ka ndërruar jetë në spital, pasi prej muajsh ishte në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, Zhura nuk ka qenë asnjë ditë në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi që nga momenti i arrestimit në kuadër të operacionit “Tempulli” ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 17.01.2024 19:52