Numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot-Mamurra, ka shkuar në tre.
Polumbarët, pas kërkimeve intensive në kanalin me ujë ku ra makina, kanë gjetur edhe viktimën e tretë. Viktima është identifikuar si Nikoll (Dritan) Gjoni nga Puka.
“Në vijim të informacionit paraprak, ju informoj se në automjetin tip “Toyota” ku humben jetën 2 shtetas, rezultoi që ndodhej dhe shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, u cili u gjet i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbaret”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com