EMRI/ Po lëvizte mes Fierit me armë në brez, arrestohet 26-vjeçari

Një i ri është vënë në pranga të policisë së Fierit pasi është arrestuar me “Armëmbajtje pa leje”.

Uniformat blu njoftojnë se në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Iris Backa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.

Menjëherë 26-vjeçari është arrestuar ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Fier
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.12.2021 13:16