EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia jep detajet

Një 32-vjeçar është vetëplagosur ditën e sotme në Durrës me armën të cilën e kishte pa leje.

I vetëplagosuri Armand Hoxha është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e monicionit”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.