Partia Demokratike ka përzgjedhur sot kandidaturën për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Deri më tani PD ka përzgjedhur kandidatët për Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës, Lushnjës e Vorës.
Ymer Marku është emri i propozuar nga dega e PD-së së Vorës për kryetar Bashkie.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore. Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër./albeu.com/