Thanë se dhëndri i tij u arrestua si “koka” e fabrikës së “barit”, reagon kryebashkiaku i Pogradecit

Mediat në Maqedoni raportuan për zbulimin e një “shtëpie bari” në Ohër duke deklaruar se janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe pronari i investimit. Sipas mediave në fjalë, pronari është dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Abcnews.al konkatktoi me Xhakollin në lidhje me akuzat në fjalë. Përmes telefonit, ai mohoi gjithçka duke theksuar se dhëndri ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai për abcnews.al.