Ka ndërruar jetë në spital njëri nga pasagjerët e aksidentuar dy ditë më parë në aksin Librazhd-Prrenjas pranë fshatit Qukës.
Tahir Bici me profesion mësues u transportua në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta, ndërsa të plagosurit e tjerë u dërgua në Spitalin e Librazhdit.
Bici nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i mëngjesit të së hënës në Qukës.
Nga aksidenti mbetën të plagosur 6 persona.