EMRI/ Moti i keq i orëve të fundit shkakton viktimën e parë, era e fortë hedh nga çatia 26-vjeçarin në Kuçovë

Egërsimi i motit orët e fundit ka regjistruar viktimën e parë në vend. Në qytetin e Kuçovës një 26-vjeçar i cili ishte duke montuar panelin diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Majkël Vrapi ra nga tarraca e shtëpisë si pasojë e erës e fortë, duke marrë fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

Vrapi u transportua drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rënduar u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranës ku nuk i mbijetoi dot plagëve në të gjithë trupin. /albeu.com

 


Shtuar 1.04.2022 11:19