Një polic i komisariatit të Beratit është pezulluar nga detyra pas denoncimit të një qytetareje se e kishte goditur.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) e kallëzoi penalisht. Bëhet fjalë për Dritan Toskën, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, “i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.
/albeu.com