EMRI/ Makina përplaset me motorin në Shëngjin, një i lënduar

Një aksident është regjistruar sot në Lezhë. Një makinë është përplasur me një motor.

Nga aksidenti, ka marrë dëmtime drejtuesi i motorrit, Gjergji Gjoni, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i automjetit shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme./albeu.com

 

 


Shtuar 29.06.2021 21:31