EMRI/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër pasi u kap me armë zjarri. Mësohet se 25-vjeçari Albion Llakatura në momentin që u arrestua mbante një kallashnikov me vete. Policia pasi i vuri prangat Llakaturës, gjeti armën në një ambient që ky i fundit e kishte në përdorim.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sopoti”, si rezultat i të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Shtuar 5.10.2022 09:44