EMRI/ Lejoi kalimin e armëve në Portin e Durrësit, arrestohet polici

Besard Xhaferri, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Xhafferi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.


Shtuar 5.04.2024 16:32