EMRI/ Ky është 44-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vrasjen e Edmond Papës

Andrew Bode është 44-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëautor për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Bode i lindur në Berat dhe banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë bashkëpunëtorë në vrasjen e Papës, ngjarje e ndodhur më 16 dhjetor 2022 në Tiranë.

Kujtojmë që ditën e djeshme policia arrestoi Albano Velo i dyshuar si autori i vrasjes së Papës. Nga hetimi  rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor 2022 ku shtetasi Edmond Papa u ekzekutua me 9 plumba në ambientet e një lokali në Selitë. Ngjarja ndodhi  në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.

 


Shtuar 4.01.2023 16:39