EMRI/ Kush është shqiptari që u dogj brenda “shtëpisë së barit” natën e Vitit të Ri në Angli

Një i ri shqiptar ka humbur jetën natën e Vitit të Ri në Angli, pasi shtëpia e barit ku ai punonte është përfshirë nga flakët.

Sipas mediave britanike bëhet fjalë për 35-vjeçarin shqiptar Ermal Qose i cili mbeti i bllokuar brenda godinës ku kultivohej droga teksa ishte përfshirë nga flakët.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve në Clapton të Londrës Lindore. Shqiptari raportohet se u gjet me shenja jete dhe u dërgua në spital por ndërroi jetë pas dy ditësh për shkak djegieve të rënda që kishte pësuar.

Lidhur me këtë ngjarje, atë natë, u arrestua një 33-vjeçar të cilën policia e akuzon për kultivim kanabisi por ai u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë./albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 19:31