EMRI/ Kush është personi në kërkim që lëvizte me Indrit Doklen, lidhja e tij me vrasjen e Brilant Martinajt

Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës, Indrit Doklen. Në momentin e shoqërimit, Dokle mësohet se ka qenë nën shoqërinë e një prej personave të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Fatjon Muratin.

Murati është një ndër tre emrat që dalin nga hetimet e vrasjes së trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Pas vrasjes, Prokuroria ka kërkuar të merret në pyetje.

Nërkohë, kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.

Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal.

Ai është liruar dy vite më parë.

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

 


Shtuar 8.10.2022 21:52