EMRI/ Dëshmia në polici, kush është 50-vjeçarja që rrëmbeu të miturin në Tiranë dhe e nxorri të lypte në Sarandë?

Detaje të reja janë zbuluar nga Policia e Shtetit në lidhje me zhdukjen e të miturit nga Tirana që u gjet 3 ditë më vonë në Sarandë.

Policia ka shoqëruar një 50-vjeçare e cila akuzohet se ka rrëmbyer 12-vjeçarin nga Tirana, dhe e ka përdorur atë për të lypur në Sarandë.

Në pranga ka rënë shtetasja Bukuroshe Muharremi, e cila akuyzohet për veprën penale “Trafikim i të miturëve”.

Në polici ajo ka mohuar të gjitha akuzat duke deklaruar se donte vetëm t’a ndihmonte 12-vjeçarin.

Kanë qënë banorët e zonës në fjalë të cilët të njohur me rastin nga mediat, kanë lajmëruar policinë dhe u bë e mundur gjetja e tij. /albeu.com/

 

 

Shtuar 7.07.2021 18:03