Një aksident i rëndë u regjistruar sot në aksin Sarandë-Gjirokastër, në Muzinë. Një mjet tip “Land Rover” u përplas me një furgon, duke bërë që ky i fundit të përfundojë në greminë.
Nga aksidenti kanë humnur jetën 5 persona, shoferi Bardhi Proda 51-vjeç, Fiqiri dhe Drita Korçari 72 dhe 77 vjeç dhe tre persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Mësohet se mjeti me të cilin u aksidentua furgoni i linjës Tiranë-Sarandë, drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare e identifikuar si Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë./albeu.com