Policia angleze ka vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke u kujdesur për bimët narkotikenë një “shtëpi bari”.
Hygert Geca kishte shkuar me kamion në Britani dhe kishte rënë pre e sigurimit të parave në mënyrë më të shpejt.
Ai u kap në rrugën Brighton në Wakefield. Policia kishte shkuar në pronë më 18 gusht dhe kur Geca hapi derën, ai goditi në fytyrë oficerin e parë përpara se të përpiqej të ikte, por u kap me shpejtësi.
Ata zbuluan dy dhoma gjumi në katin e sipërm të mbushura me 41 bimë dhe aparate për rritje. Policët gjetën edhe 4 kg kanabis të tharë në papafingo.
Geca, i cili nuk ishte me precedent të mëparshëm, nuk dha asnjë koment në lidhje me ngjarjen.
Avokati i tij tha në gjykatë: “Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija. Ai ra pre e një bande kriminale që tha se do t’i jepnin një jetë më të mirë në perëndim dhe do t’i gjenin punë.”
Ai tha se Geca mori hua mijëra dollarë nga familja e tij për të paguar bandën që e solli në mënyrë të paligjshme përtej Kanalit Anglez.
Megjithatë, gjykata e dënoi me 30 muaj burg.