EMRI/ Kishte marrë peng dy bashkëatdhetarët dhe i kishte torturuar, dënohet me 19.5 vite burg shqiptari në Angli

Andi Alushi 27 vjeç nga Shqipëria dhe lituanezi Valdemaras Kasinskas 39 vjeç janë dënuar me 19 vjet e gjysmë burg secili, pasi u deklaruan fajtorë në Angli për dy akuza për pengmarrje muajin e kaluar.

Andi Alushi

Dyshja u arrestuan më 14 maj 2022, pasi oficerët e armatosur të policisë bastisën një shtëpi në Firth Park Road, Sheffield, ku gjetën dy burra shqiptarë të lidhur me radiatorë.

Dy viktimat u gjetën në dhoma të ndara në katin e sipërm dhe pranë tyre kishte tasa bosh me ushqim për qentë, nga të cilat ata ishin detyruar të hanin pasi kishin mbetur të uritur për ditë të tëra. Njëri nga burrat kishte djegie të rënda në dorë, pasi ishte sulmuar dhe përvëluar.

Kryeinspektori Mark Oughton, i cili drejtoi hetimin, tha: “Ajo që oficerët gjetën brenda asaj shtëpie ishte thellësisht shqetësuese, prova e qartë se dy persona ishin mbajtur peng dhe i ishin nënshtruar një trajtimi absolutisht barbar. Tortura është e vetmja fjalë për të përshkruar atë që Kasinskas dhe Alushi i bënë njërës prej viktimave, duke e rrahur me dhunë dhe duke e djegur me lëng përvëlues, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme djegieje.

“Ndërsa gërmuam më thellë në këtë rast të tmerrshëm, mësuam se motivi i krimeve sadiste të Kasinskas dhe Alushit ishte nxjerrja e parave nga familjet e viktimave në Shqipëri. Dyshja fajësuan viktimat për çmontimin e një prej depove të tyre të kanabisit, një tregues i qartë i përfshirjes së tyre në kriminalitetin e organizuar dhe furnizimin me drogë në shkallë të gjerë, dhe si të tilla, filmuan viktimat duke duruar trajtimin poshtërues dhe degradues me shpresën se mund të shantazhonin familjet e tyre .”

Ditën e bastisjes së shtëpisë, Kasinskas dhe Alushi u arrestuan nën dyshimin e plagosjes. DCI Oughton tha: “Kur u përball me dëshminë e viktimave, provat mjeko-ligjore, provat telefonike dhe digjitale, kjo dyshe kriminale nuk pa asnjë alternativë veçse të pranonte fajësinë një javë përpara se të fillonte gjyqi./albeu.com


Shtuar 4.01.2023 10:20