Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçari pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në prnat e tij, u gjetnë fidanë me kanabis. Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër vlonjat, po për kultivim kanabisi.
Policia informon se është shpallur në kërkim Jetnor Keqaj, 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.
Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mifol, Vlorë dhe në fshatin Rexhepaj, Selenicë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Timo Nushi, 31 vjeç, banues në fshatin Mifol, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi në afërsi të banesës së tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
– – – – – –
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Jetnor Keqaj, 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com