Fat tragjik për një shqiptar 60-vjeçar në Itali, që kishte dalë shëtitje në mal.
Jani Gjoni, ka humbur jetën një ditë më parë në Piemonte, Itali pasi ka rënë nga një lartësi e madhe, rreth 50 metra, raportojnë mediat italiane.
Gjoni jetonte në Borgosesia me familjen e tij dhe kishte shkuar me një mik për të kërkuar kërpudha. Fatkeqësisht ai ka rrëshqitur nga një shkëmb, në një zonë jo larg liqenit të Rimaskos, duke u plagosur për vdekje.
Ky është aksidenti i tretë me vdekje që përfshin gjuetarët e kërpudhave në Valsesia që nga fillimi i sezonit./Albeu.com