Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në një magazinë ndërtimi ku janë plagosur disa persona.
Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit, është plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po ashtu të pranishëm janë edhe forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset.