Është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili ishte i zhdukur që prej dy vitesh e gjysmë.
Trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.
Familjarët e Klevis Lleshit kishin denoncuar që nershor të viti 2020 zhdukjen e tij dhe prokuroria e Matit nisi hetimet, pasi dyshohej se i riu ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.
Pavarësisht se u hetua për disa kohë dhe në disa qytete, nuk pati rezultat dhe nuk u gjet as i riu, as autorët e dyshuar, derisa u zbulua trupi i tij i pajetë.
Në familjen Lleshi saga e vrasjeve ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013. Pak vite më parë atij i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë. /albeu.com