EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Qafë Thanë 43-vjeçari

Arrestohet në qafë thanë një 43 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

I arrestuari është kapur në tentativë për të hyrë nga Maqedonia në Shqipëri. Sipas policisë, Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.

Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran./albeu.com