EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi në Itali

Një 47-vjeçar nga Shkodra është arrestuar i, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Armand Dani (Isaj) është  vënë nga policia në lagjen “Dobraç” në Shkodër.

Të lidhura

None found

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ai duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë./Albeu.com/


Shtuar 1.06.2023 12:00