Një 35-vjeçar nga fshati Samaticë nē bashkinë Dimal i ka dhënë fund jetë,duke pirë një dozë të fortë “fostoksine”.
Mësohet se 35-vjeçari është gjetur i shtirë në dysheme nga familjarët,të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat,në gjendje të rëndë. Ai ka ndërruar jetë 2-orë pas mbërritjes në spital dhe trupi i pajetë është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit,ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Viktima Dashnor Oshafi është një fermer në Samaticë, aktivist i njohur për të drejtat e fermerëve dhe i njohur në çdo protestë,ku ka ngritur zërin për të drejtat e fermerëve. Dashnor Oshafi është edhe një person me precedent kriminal,i arrestuar në vitin 2016,pasi Gjykata e Napolit në Itali kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”,“Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 35-vjeçarin ti jap fund jetës,duke u vetëhelmuar. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se,grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.