EMRI/ I dënuar me burg për përdhunimin e një të miture, arrestohet 20-vjeçari  në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Klendi Xhurën, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe.

Gjithashtu ka arrestuar shtetasin I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 10:13