EMRI/ I dënuar me burg për drogë, arrestohet në Durrës serbi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia ka arrëstuar në Durrës 39-vjeçarin nga Serbia, Miroslav Krstic,  i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 11:01