Një 67-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Santa Croce Camerina të Sicilisë.
Gruaja e identifikuar si Vilajete Sharka ka humbur jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e së enjtes.
Të lidhura
None found

Siç raportojnë mediat italiane, aksidenti ndodhi mes një makine tip “Toyota” ku shqiptarja ishte pasagjerë dhe një makine tjetër tip “Fiat”, ndërkohë që mësohet se nuk është zbardhur ende dinamika e aksidentit.
Nga përplasja mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, mes tyre edhe një vajzë 10 vjeçare. /albeu.com
