Ditën e sotme, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Erjon Çaka.
Deri më sot, Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.
Erjon Çaka, vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare.
Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat.
Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj.