EMRI/ Emërohet drejtori i ri i burgut të Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit.

Sipas burimeve mësohet se ish-drejtori i mëparshëm Arjan Hasani është caktuar në një detyrë të re.

Në vend të tij është emëruar Ervin Bushi, i cili ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK Fier.

Kujtojmë se ky emërim vjen në vazhdën e disa ndryshimeve në drejtorinë e Burgjeve./albeu.com/