EMRI/ Ekzekutohet shqiptari në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Paleo Faliro të Greqisë, ku një 60-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Mediat helene raportojnë se i vdekur ka mbetur Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç nga Shqipëria.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene dyshohet se shqiptari është ekzekutuar për larje hesapesh.

Ai është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në gjoks.

60-vjecari kaq enë i dënuar më herë në Greqi si anëtar  bandave kriminale.

Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.


Shtuar 30.11.2023 22:13