EMRI/ E godet rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari në Gramsh (VIDEO)

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh.

Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qënë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë. Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë  mberritur forcat e zjarrfikses të cilët bashkë me  banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar  drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh . Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele./albeu.com


Shtuar 26.08.2022 20:14