EMRI/ “Duhej të shlyeja 5,000 £ borxhe”, 29-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në papafingon e shtëpisë së barit

Foto ilustruese

Një 29-vjeçar shqiptar ka dalë para Gjykatës së lartë në Sheffield të Britanisë së Madhe pasi pas momentit të arrestimit ai kishte pranuar se mbikëqyrte dhe kujdesej për të një fermë kanabisi, në  pronën në Yorkshire e Jugut, ku edhe u arrestua.

Arvanit Dodaj, ka rrëfyer se ishte i detyruar të rriste bimët e kanabisit, në mënyrë që të mund të paguante një borxh prej 5,000 £. Hetuesit i treguan gjykatësit provat sesi i riu shqiptar u kap i fshehur në papafingon e një prone ku policia gjeti 318 bimë kanabis, të ndara në pesë dhoma.

Policia gjeti gjithashtu 138 £ në një sirtar dhe një portofol me 213,51 £ në para cash gjatë bastisjes në Cooper Street, Hyde Park të Doncasterit. Dodaj u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të drogës së klasit B dhe për zotërimin e pasurisë kriminale, përkatësisht parave të gatshme, pas bastisjes më 21 korrik.

Arvanit Dodaj u dënua me 20 muaj burg./albeu.com