EMRI/ “Blindohen” akset kryesore të Shkodrës, arrestohet 43-vjeçari që terrorizoi banorët me armë

Policia e Shtetit po zhvillon një aksion blic në Shkodër.

Mësohet se po kryhen kontrolle ndaj mjeteve të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penale apo persona të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Balil Murataj 43 vjeç. Ky i fundit terrorizoi zonën e Bardhajve në njesinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme, teksa ne ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.

Pas sinjalizimeve nga banorët policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.

Operacioni është në vijim. AlbEu do t’ju informojë për rezultatet përfundimtare. /albeu.com


Shtuar 25.10.2023 21:09