EMRI/ Bie nga lartësia dhe humb jetën elektriçisti në Kavajë

Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ra nga lartësia e objektit ku po punonte.

Bëhet fjalë për Sadi Qahajaji rreth 61 vjeç, i cili punonte si elektricist pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ngjarja e rëndë është resgjistruar rreth orës 15:30 në fshatin Gosë në qytetin e Kavajës.

Elektriçisti ka ndëhyrë në një kabinë elektrike për të rregulluar një defekt por ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për pasojë, Qahajaji ka rënë në tokë ku është gjetur nga të afërmit e tij. Ai është dërguar në  Spitalin e Durrësit për ndihmën e shpejtë, por nuk ka mundur që të mbijetojë./albeu.com

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektriçisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 16:51