EMRI/ Aksidenti tragjik në Durrës, identifikohet viktima e dytë

 

Është identifikuar edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në autostradën Tiranë – Durrës.

Mësohet se ajo është Roxhesa Klirinomi, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr.5 në Durrës.

Kujtojmë që po ashtu ka humbur jetën edhe 26 vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë, ndërsa është në gjendje të rënduar shëndetësore shoferi, Arbër Tivari.

Tivari siç e kemi përmenduar edhe më parë është nje emër i njohur për policinë pasi është arrestuar edhe më parë për armë mbajtje pa leje./albeu.com