EMRI/ Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën një 19-vjeçar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, në afërsi të Knallës. Si pasojë e këtij aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Armando Pacani, vetëm 19 vjeç. Gjithashtu ka mbetur i lënduar edhe pasagjeri që ndodhej në makinën që ka përfunduar në një kanal anësor.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com