Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në zonën e Dajçit.
Mësohet se për pasojë ka ndërruar jetë Mirash Rezaj, 59 vjeç, i cili ka humbur kontrollin motorçikletës dhe është rrëzuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./albeu.com