Emri/ Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari, ka ndodhur në fshatin Bilalas të Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se; shoferi 46-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari, Gjovalin Gjergji, që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi:

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46-vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32-vjeç, banues në Shijak”, sqaron policia.


Shtuar 23.07.2024 09:50