EMRI/ Akidenti tragjik i trenave në Greqi, një studente shqiptare dyshohet se është mes viktimave

Një studente me origjinë shqiptare dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik mes trenave në Larisa të Greqisë.

Prindërit e Klaudja Lata kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre. Familja Lata bën me dije se vajza ka qenë pasagjere në tren.

Ndërkoh mësohet se ajo ishte studente në Athinë. Ata kanë shpërndarë foto dhe kanë dhënë mostra të AND-së në mënyrë që të bëhet identifikimi i trupave.

Numri i viktimave nga përplasja fatale i ka kaluar 40 dhe një pjesë e tyre janë identifikuar. 7 trupa janë karbonizuar dhe nuk mund të identifikohen me testin e AND-së.

Kërkimet vijojnë në rrënojat e trenave, edhe pse ka shumë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar. /albeu.com


Shtuar 2.03.2023 10:39