EMRI/ 24-vjeçari shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një 24-vjeçar shqiptar, duke punuar në ndërtim, ka humbur jetën.

Bëhet me dije se i riu Mirjan Kryeziu nga fshati Zdranjsh në Librazhd, ka qenë duke punuar në një lagje të Shkupit, ku ka rënë nga ndërtesa nga ku po punonte.

Ndër të tjera, mësohet se 24-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur që të mbijetojë prej plagëve që kishte marrë.


Shtuar 1.05.2021 17:01