Pas 24 orësh kërkime nga familjarët dhe polumbarët e RENEA-s është gjetur trupi i pajetë e 14 vjeçarit Ergis Saka të mbytur në lumin Seman.
I riu ishte duke gjuajtur peshk, teksa dyshohet se është futur në lumë pasi i kanë ngecur grepat dhe nuk ka arritur të dalë më.
Kërkimet vazhduan edhe gjatë natës nga familjarët, ndërsa mëngjesin e sotëm u bashkuan edhe forcat speciale dhe polumbarët e RENEA-s.
Kujtojmë që kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi 12 vite ma parë një tjetër djalë i familjes u mbyt në Seman.
Njoftimi i policisë:
Fier
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
./albeu.com