EMRI/ 18-vjeçarja dhe gjyshja e saj vriten nga ish i dashuri brenda shtëpisë ku jetonin (FOTO LAJM)

Një 18-vjeçare ka mbetur e pajetë ditën e sotme në Malin e zi. E reja dyshohet të jetë vrarë nga ish i dashuri i saj dhe gjatë sulmit ka mbetur e pajetë edhe gjyshja e saj që ndodhej në shtëpi.

E reja quhet Shejla Bakija dhe dyshohet të jetë me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ajo ndërroi jetë në vend bashkë me gjyshen ndërsa babai i saj është plagosur. Asnjë media e Malit të Zi deri më tani nuk ka reaguar për këtë vrasje makabre ndërsa Instagram dhe Facebook po gëlojnë me reagime dhe thirrje për të kapur vrasësin.

Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që sipas disa burimeve, autori mund të jetë larguar drejt Serbisë./ albeu.com