EMRAT/ Zbardhen drejtuesit e tre komisioneve hetimore që Basha propozoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë me dije emrat dretues të tre komisioneve hetimore që priten të krijohen.

Bëhet fjalë për komisionet hetimore të Inceneratorëve, komisionin hetimor të masakrës zgjedhore dhe komisionin hetimor për dosjen Becetti.

Mësohet se Jorida Tabaku do të jetë kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratoret ndërsa kryetar për Komisionin e hetimit të masakrës zgjedhore do të jetë Enkelejd Alibeaj. Kryetar për Komisionin hetimor për Becettin do të jetë Gazment Bardhi./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 17:13