Fshati Tervol i Gramshit është tronditur pasditen e sotme nga një krim i dyfishtë brenda familjes.
Albeu.com mëson se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.
Mësohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhain.
Gjithashtu bëhet me dije Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit./Albeu.com./