Foto ilustruese
Është zbuluar emri i autorit dhe viktimës së vrasjes me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Vaun e Dejës, Shkodër.
Sipas burimeve nga policia, 37-vjeçari Alfons Palushani banues në fshatin Stajkë ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi.
Konflikti medohet të ketë nisur për motive të dobëta, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij./albeu.com/