EMRAT/ Tragjedia në Itali, kush është i riu shqiptar që vrau veten pasi plagosi partneren, prindër të një vajze

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tragjike u shënua në Itali, në lagjen Martin Luther King në Cassano delle Murge. Një 21-vjeçar shqiptar plagosi me armë partneren e tij 18-vjeçare duke e lënë të plagosur, dhe më pas, me të njëjtën armë, u vetëvra.

Sot, mediat italiane kanë zbuluar emrat dhe identitetet e çiftit. E reja që mbeti e plagosur është Lamia Elamri, marokene. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa viktima është identifikuar si Oltjon Sallaku. Ata ishin prindër të një vajze të vogël.

Tragjedia ka ndodhur pas një sherri mes çiftit.  Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni mësohet se punonte si tjegullarë në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë.

Një mik ka treguar se e kishte takuar para ngjarjes fatale dhe thotë se dukej i qetë.

Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur./albeu.com

 

 


Shtuar 17.11.2022 18:03