EMRAT/ Shqiptari vret shqiptarin në Londër, i theu kafkën dhe e masakroi me thikë 36 vjeçarin

Një shqiptar i quajtur Ergys Koci është ekzekutuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Veri të Londrës.

Personi i dyshuar si autor i krimit dyshohet të jetë Briken Quni, 42-vjeç, edhe ai shqiptar,  pa një adresë fikse në Londër.

Briken Quni u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Ëillesden të Shtunën, 25 Shtator, ku u caktua të paraqitej më 28 shtator para gjykatës së lartë, Old Bailey.

Policia u thirr rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator, pasi trupi i një burri u gjet në një pronë banimi në Ëest Green Road, N15. Ata zbuluan se trupi i pajetë i përkiste shqiptarit 36-vjeçar Ergys Koci i cili jetonte në Haringey.

Sipas mediave angleze shqiptari është vrarë disa herë me thikë dhe gjithashtu goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar fraktura vdekjeprurëse./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 17:02