Pak minuta më parë një plagosje me armë zjarri u raportuar në fshatin Gjormë të Kurbinit.
Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur i plagosur i një person i identifikuar si Rasim Tafa, ndërsa autori është Met Lika, i cili është arrestuar nga policia.
Shkak i sherrit është bërë lopa e të lënduarit e cila kishtë hyrë në tokën e autorit.
Fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, më pas Lika ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të komshiut të tij duke e lënë të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.
/albeu.com